# 3A Color

> Bojë makine sipas kodit të ngjyrës, e matur me spektrofotometër, për çdo markë. Llaqe, katalizatorë, astarë, stuko dhe produkte lustrimi për bodyshop dhe detailing në Tiranë.

3A Color (3A COLOR, NIPT L81505001A) është dyqan me bojëra dhe furnizime profesionale për bodyshop, servise dhe detailing në Tiranë, Shqipëri. Faqja është katalog informues: produkte, specifika dhe skeda teknike. Çmimet dhe porositë merren me telefon, email ose në dyqan. Bizneset (servise, bodyshop) mund të hapin llogari biznesi.

## Bojë makine sipas kodit të ngjyrës — për çdo markë

E përgatisim bojën e makinës sipas kodit të fabrikës dhe e kontrollojmë me spektrofotometër, që ngjyra të dalë si në makinën tuaj, edhe kur boja e vjetër është zbehur nga dielli. Për çdo markë makine, në spray ose me gram për pistoletë.

- Spray (bomboletë): Me ngjyrën tuaj, për riparime të vogla, gërvishtje, parakolpë dhe pjesë.
- Me gram për pistoletë: Në kanaçe ose tas, në sasinë që ju duhet: nga një pjesë e vogël deri te e gjithë makina.
- Çdo lloj ngjyre: Solide, metalike, perlë dhe tre-shtresore.

Si funksionon: 1) Na jepni kodin e ngjyrës; 2) E masim me spektrofotometër; 3) E përziejmë dhe e provojmë; 4) E merrni gati.

Markat: Volkswagen, Mercedes-Benz, BMW, Audi, Škoda, Seat, Toyota, Ford, Opel, Renault, Dacia, Peugeot, Citroën, Fiat, Alfa Romeo, Hyundai, Kia, Nissan, Honda, Mazda, Volvo, Land Rover, Porsche, Mitsubishi, Suzuki, Jeep, Tesla dhe të tjera.

Faqja: https://3acolor.com/boje-makine · WhatsApp: https://wa.me/355695535822

## Kontakti

- Adresa: Rr. Gani Toptani, 25, Tiranë 1001, Albania
- Telefoni / WhatsApp: +355695535822
- Email: sales@3acolor.com
- Orari: E hënë–E shtunë 07:00–18:00 · E diel 08:00–13:00
- Harta: https://maps.google.com/?cid=3377112219298220078
- https://www.instagram.com/3acolor.al/

## Faqet kryesore

- [Bojë makine sipas kodit](https://3acolor.com/boje-makine)
- [Të gjitha produktet](https://3acolor.com/produkte)
- [Pyetje të shpeshta](https://3acolor.com/pyetje)
- [Llogari biznesi](https://3acolor.com/llogari-biznesi)
- [Rreth nesh](https://3acolor.com/rreth-nesh)
- [Kontakt](https://3acolor.com/kontakt)

## Llak

Llakë profesional për rifiniturë automobilistike, të disponueshme në versione standard, premium, super-fast dhe matte.

Kategoria: https://3acolor.com/produkte/llak

- [RIFINID Llak MS](https://3acolor.com/produkt/ms-clear-coat): Llak MS profesional me katalizator për rifiniturë automobilistike, me shkëlqim të lartë, aplikim të lehtë dhe rezistencë të mirë ndaj konsumimit dhe kimikateve. Marka: RIFINID. Paketimi: 1 L + 0.5L. Ka skedë teknike PDF.
- [RIFINID Llak Mat](https://3acolor.com/produkt/matte-clear-coat-rifinid): Llak mat profesional me finish uniform soft-matte, i kompletuar me katalizatorin përkatës BF7700. Marka: RIFINID. Paketimi: 1 L + 0.5L. Ka skedë teknike PDF.
- [RIFINID Llak Highest-Grade](https://3acolor.com/produkt/highest-grade-clearcoat): Llak Highest-Grade, llak premium me shkëlqim shumë të lartë, efekt të thellë pasqyrë dhe rezistencë të lartë ndaj gërvishtjeve dhe zverdhjes. Marka: RIFINID. Paketimi: 1 L + 0.5 L. Ka skedë teknike PDF.
- [RIFINID Llak Super Fast](https://3acolor.com/produkt/super-fast-repair-clear-coat): Llak HS me tharje shumë të shpejtë, ideal për riparime të shpejta, spot repair dhe panele individuale. Marka: RIFINID. Paketimi: 1 L + 0.5 L. Ka skedë teknike PDF.

## Katalit & Dylen

Katalizatorë dhe hollues profesionalë për sistemet e rifiniturës automobilistike, të projektuar për përzierje të saktë, tharje të kontrolluar dhe aplikim optimal të llakut dhe bojës.

Kategoria: https://3acolor.com/produkte/hardener-thinner

- [RIFINID Katalit MS standart](https://3acolor.com/produkt/ms-hardener-standard): Katalizator MS me tharje standarde për llaqe dhe sisteme 2K, i përshtatshëm për përdorim në temperatura normale pune. Marka: RIFINID. Paketimi: 1 L.
- [RIFINID Katalit MS i shpejtë](https://3acolor.com/produkt/ms-hardener-fast): Katalizator MS me tharje të shpejtë për llaqe dhe sisteme 2K, ideal për riparime të shpejta dhe temperatura më të ulëta. Marka: RIFINID. Paketimi: 1 L.
- [Hollues/Dylen boje standart](https://3acolor.com/produkt/thinner-standard): Hollues profesional boje standard për rregullimin e viskozitetit dhe përmirësimin e nivelimit gjatë aplikimit të bojës, llakut dhe primerit. Marka: RIFINID. Paketimi: 1 L, 5 L.
- [RIFINID Antisilikon](https://3acolor.com/produkt/degreaser): Antisilikon profesional për heqjen e yndyrës, vajit, silikonit dhe papastërtive nga sipërfaqja para lyerjes. Marka: RIFINID. Paketimi: 1 L. Ka skedë teknike PDF.

## Astar

Astarë profesionalë për përgatitjen e sipërfaqeve në rifiniturën automobilistike, me mbushje të mirë, aderencë të fortë dhe smerilim të lehtë para lyerjes.

Kategoria: https://3acolor.com/produkte/astar

- [RIFINID Astar 1K](https://3acolor.com/produkt/primer-1k-rifinid): Astar 1K me tharje të shpejtë, fuqi të mirë mbushëse dhe smerilim të lehtë për përgatitjen e sipërfaqes para lyerjes. Marka: RIFINID. Paketimi: 1 L. Ka skedë teknike PDF.
- [RIFINID Astar 2K](https://3acolor.com/produkt/rifinid-astar-2k): Primer 2K me tharje të shpejtë dhe fuqi të lartë mbushëse, i kompletuar me katalizatorin BF7750. Ofron aderencë të mirë, nivelim të lehtë dhe smerilim të thjeshtë para aplikimit të bojës. Marka: RIFINID. Paketimi: 1 L + 0.25 Katalit. Ka skedë teknike PDF.
- [RIFINID Astar Plastik 1K](https://3acolor.com/produkt/astar-1k-plastik): Astar transparent 1K për plastikë, i gatshëm për përdorim dhe i projektuar për të përmirësuar aderencën e bojës mbi pjesët plastike. Marka: RIFINID. Paketimi: 1 L. Ka skedë teknike PDF.

## Stuko

Stuko profesionale për mbushjen, nivelimin dhe riparimin e defekteve të sipërfaqes. E lehtë për t’u aplikuar dhe smeriluar.

Kategoria: https://3acolor.com/produkte/stuko

- [RIFINID Stuko Multi](https://3acolor.com/produkt/stuko-multi-m-01): Stuko multifunksionale për mbushjen dhe nivelimin e defekteve, me aderencë të mirë dhe smerilim të lehtë. Marka: RIFINID. Paketimi: 1 L, 2 L. Ka skedë teknike PDF.
- [RIFINID Stuko Fibër](https://3acolor.com/produkt/fiber-putty-rifinid): Stuko e përforcuar me fibra për mbushjen e defekteve, çarjeve dhe dëmtimeve më të mëdha, me fortësi dhe aderencë të lartë. Marka: RIFINID. Paketimi: 2 L. Ka skedë teknike PDF.
- [RIFINID Stuko Light](https://3acolor.com/produkt/light-putty-rifinid): Stuko e lehtë për mbushje dhe nivelim të sipërfaqeve, e lehtë për t’u aplikuar, formuar dhe smeriluar. Marka: RIFINID. Paketimi: 0.7 L. Ka skedë teknike PDF.

## Izolim & përgatitje

Produkte për izolimin, maskimin dhe përgatitjen e sipërfaqeve para lyerjes, për punë më të pastra dhe rezultate më të sakta në rifiniturën automobilistike.

Kategoria: https://3acolor.com/produkte/maskim-dhe-pergatitje

- [Letër Kraft për Mbulim](https://3acolor.com/produkt/kraft-masking-paper): Letër kraft profesionale për maskimin dhe mbrojtjen e sipërfaqeve gjatë lyerjes së automjeteve. E përshtatshme për përdorim me tenije dhe për mbrojtje ndaj bojës dhe overspray-t. Marka: 3A Color. Paketimi: 85cm X 200m.
- [Film Mbrojtes Elektrostatik](https://3acolor.com/produkt/masking-film): Film maskues elektrostatik profesional për mbrojtjen e automjeteve gjatë lyerjes dhe rifiniturës. Ngjitet lehtë mbi sipërfaqe dhe mbron nga boja, primeri, pluhuri dhe overspray. Marka: 3A Color. Paketimi: 4.60m x 120m.
- [Kordon për Izolimin e Dyerve](https://3acolor.com/produkt/foam-masking-tape): Shirit shkumë vetëngjitës për maskim dhe izolim gjatë lyerjes së automjeteve. I përshtatshëm për zona si hapësirat e dyerve dhe bashkimet e paneleve. Marka: 3A Color. Paketimi: 13 mm x 50 m.
- [Pecetë dylli](https://3acolor.com/produkt/tack-cloth): Pecetë profesionale për kapjen e pluhurit para lyerjes, model i ri me teknologji të përmirësuar. Ndryshe nga modelet tradicionale me rrudha, nuk lë push në sipërfaqe. Marka: 3A Color. Paketimi: 38 x 45cm.
- [Tenije Izolimi](https://3acolor.com/produkt/masking-tape): Tenije izolimi profesional për lyerje dhe rifiniturë automobilistike, rezistent ndaj temperaturave deri në 80°C. I përshtatshëm për mbrojtjen e zonave gjatë aplikimit të bojës, primerit ose llakut. Marka: 3A Color. Paketimi: 50 m.

## Pasta & lustrim

Pasta abrasive dhe produkte lustrimi për korrigjimin, rafinimin dhe rikthimin e shkëlqimit të sipërfaqeve të lyera dhe plastike.

Kategoria: https://3acolor.com/produkte/pasta-dhe-lustrim

- [Pastë Abrasive K70](https://3acolor.com/produkt/pasta-abrasive): Pastë abrasive me bazë uji për lustrimin e sipërfaqeve të lyera, me veprim më të fortë abraziv për fazat e para të korrigjimit. Marka: 3A Color. Paketimi: 500ml.
- [Pastë Abrasive Fine K40](https://3acolor.com/produkt/fine-abrasive-paste): Pastë abrasive fine me bazë uji për lustrimin dhe përfundimin e sipërfaqeve të lyera, duke ndihmuar në arritjen e një finish-i më të pastër. Marka: 3A Color. Paketimi: 500ml.
- [Polish Mikro-Abrasiv](https://3acolor.com/produkt/micro-abrasive-polish): Polish me bazë uji, që ndihmon në reduktimin e mikrogërvishtjeve dhe zverdhjes, duke rikthyer shkëlqimin. Marka: 3A Color. Paketimi: 500ml.
- [Tampon Lustrimi](https://3acolor.com/produkt/sponge-polishing-pad): Sfungjer profesional për lustrimin e sipërfaqeve të automjeteve, i përshtatshëm për përdorim me makinë lustruese me fileto M14. Marka: 3A Color. Paketimi: 6 inch.

## Aditivë ndihmës

Aditivë profesionalë për rregullimin dhe përmirësimin e performancës së rifinitures.

Kategoria: https://3acolor.com/produkte/aditive-ndihmese

- [Set Gotë Matëse Plastike me Kapak](https://3acolor.com/produkt/plastic-mixing-cup-with-lid-set): Set profesional me gotë matëse plastike transparente dhe kapak për përzierjen, matjen dhe ruajtjen e përkohshme të bojrave, primerëve, llaqeve dhe materialeve të tjera të rifiniturës. Marka: 3A Color. Paketimi: 375 ml, 750 ml, 1100 ml, 1550 ml, 2500 ml.
- [Filtër për Bojë 190 Micron](https://3acolor.com/produkt/paint-strainer): Filtër profesional prej letre për filtrimin e bojës dhe materialeve të rifiniturës përpara aplikimit me pistoletë. Ndihmon në largimin e papastërtive dhe grimcave që mund të ndikojnë në përfundimin e bojës. Marka: 3A Color. Paketimi: 150 g / 190 micron.
